Fero bëhet romantik, publikon fotografi me dedikim për të dashurën e tij

Mediale Vip

Fero bëhet romantik, publikon fotografi me dedikim për të dashurën e tij

Më: 18 mars 2020 Në ora: 06:55
Fero dhe Arbenita Ismajli

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani apo siç njihet me emrin artisik, Fero, momentalisht është duke e shijuar suksesin e albumit të tij më të ri “Self Loyalty”.

Ky album, i cili u lansua ditë më parë në platformën Spotify, u prit shumë mirë nga publiku.

Artisti shqiptar njëherësh është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale dhe në koleksionin e tij nuk mungojnë as imazhet me të dashurën e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Image

Fero së fundmi ka publikuar një fotografi pranë të dashurës në InstaStory, të cilët duket se po kalojnë kohë të mirë me njëri-tjetrin.

“Gruaja ime më e mira në botë”, është përshkrimi sipër fotografisë së përbashkët të tyre.

Të njëjtit po vazhdojnë të qëndrojnë gjithnjë së bashku, derisa Arbenita shpesh udhëton për në Gjermani, për të qenë më afër partnerit.

Në anën tjetër, Fero tash e disa muaj është zhvendosur në Berlin për të jetuar – aty ku edhe ka hapur studion e tij muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat