Pasi publikoi këngën e re, Era: Jam në procese të ndërlikuara ligjore

Mediale Vip

Pasi publikoi këngën e re, Era: Jam në procese të ndërlikuara ligjore

Më: 28 mars 2020 Në ora: 12:21
Era Istrefi

Era Istrefi gjatë ditës së djeshme publikoi këngën “No Maybes” në duet me Arash dhe DJ Ikay Sencan.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja bëri të ditur se kjo këngë ishte realizuar plot dy vite më parë (2018).

Në një tjetër postim, Era sqaroi edhe arsyen përse u vonua kaq gjatë ky projekt i saj.

Image

Këngëtarja tha se pret me padurim t’i lansojë projektet më të reja të saj, por është duke u përballur me disa procedura ligjore.

‘Të më lansohen këngët pas 2 vitesh që i bëj, përshembull kjo e fundit ‘No Maybes’ për mua nuk është e lehtë se tani jam në tripa tjerë e valë tjetër e kam shumë gjëra më ‘zjarr’. Por, nganjëherë ky është efekti anësor i të qenurit artist ndërkombëtar. Supozoj që çdo e mirë ka edhe ndonjë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni e du shumë. Është thjesht, që mezi po pres me iu lëshu këngë t’reja. Ishalla s’vdes
pa. E kur po m’pysni përse? Është vështirë sepse akoma jam në procese shumë të ndërlikuara ligjore. Ama si gjithçka tjetër që e kam arritur në jetë (falemnderit Zot) edhe këtë kam për ta arritur”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat