Blero paralajmëron koncert recital

Mediale Vip

Blero paralajmëron koncert recital

Më: 2 maj 2020 Në ora: 21:21
Blero

Në pamundësi për të argëtuar nga afër fansat e tyre, artistë të ndryshëm kanë zgjedhur një rrugë ndonëse jo shumë të pëlqyer nga ata.

Sabri Fejzullahu, Shkëlzen Jetishi, Ramadan Krasniqi-Dani, janë disa nga emrat që kanë interpretuar këngët e tyre përmes lidhjes direkte në ekranet televizive.

Një rrugë të tillë ka vendosur ta ndjekë edhe këngëtari Blero Muharremi, i cili ka paralajmëruar koncert recital për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka fillimisht ka falënderuar bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar gjatë 20 viteve karrierë të tij.

“Fatmirësisht kam aq shumë bashkëpunëtorë saqë është e pamundur për 20 vjet karrierë t’i përmendë. Por, ju e dini se cilët jeni. Ka shumë të tjerë që nuk kam mundur t’i përmend, më falni ju lutem nëse kam harruar ose rastësisht nuk më keni ra ndërmend”.

“Ju premtoj që shumë shpejtë do të bashkohemi për një koncert recital timin brenda mundësive”, ka shkruar më tej këngëtari.

Përpos paralajmërimit për këtë koncdert, Blero ende nuk ka bërë të ditur për ndonjë datë adekuate e mbajtjes së koncertit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat