Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri, sjell një tjetër ndryshim në pamje

Mediale Vip

Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri, sjell një tjetër ndryshim në pamje

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:45
Dafina Zeqiri

Ditën e djeshme, Telegrafi ka raportuar për një bashkëpunim të këngëtares Dafina Zeqiri me reperët Ledri Vula dhe Lumi B.

Kënga, e cila tashmë ka filluar xhirimet e klipit, pritet të prezantohet shumë shpejt para publikut.

Lidhur me këtë, artistja e njohur ka sjell disa pamje nga prapaskenat e videoklipit të ri, duke prezantuar njërën prej dukjeve të saj në këtë projekt.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

?

A post shared by ? ? ? ? ? ? (@dafina.zeqiri) on

Meqenëse shquhet për stilin unik, Dafina edhe këtë herë ka eksperimentuar me flokët dhe grimin që ka realizuar.

Ajo është përkujdesur mjaft shumë për këtë ‘look’, teksa kënga e tyre nuk ka dyshim se do jetë një nga hitet e kësaj vere.

Edhe pse ky është bashkëpunimi i tyre i parë së bashku, Dafina numëron hite të shumta me Lumi B dhe dy projekte të tjera me Ledrin.

Sido që të jetë, një datë zyrtare e lansimit të këtij projekti nuk është njoftuar akoma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat