“Për shkak të Loredanës, unë nuk mund të paguaj funeralin e nënës sime” - Bota Sot
“Për shkak të Loredanës, unë nuk mund të paguaj funeralin e nënës sime”

Mediale Vip

“Për shkak të Loredanës, unë nuk mund të paguaj funeralin e nënës sime”

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 11:49
Loredana

Petra Z. është e dëshpëruar pasi nuk mund të paguajë për funeralin e nënës së saj.

Petra Z. është e dëshpëruar sepse nuk mund të paguajë për funeralin e nënës së saj, pasi i besoi kursimet e saj reperes Loredana, shkruan 20minuten.

“Nuk po ndihem mirë,” thotë Petra Z, e cila është në zi, duke marrë ilaçe.

Nëna e saj ndërroi jetë më 11 qershor. Sikur të mos mjaftonte kjo goditje e fatit, asaj tani i mungojnë edhe paratë për funeral, i cili kushton mbi 4,000 franga.

“Unë nuk mund të paguaj 3.500 CHF.” Pse? “Për shkak të Loredanës,” thotë Petra Z. “Nëse nuk do i kishte marrë të gjitha paratë e mia, ne do të ishim mirë financiarisht.”

Ajo dhe burri i saj Hans Z. e akuzojnë reperen se rrëmbeu rreth 700,000 franga prej tyre. 20 minuta zbuloi çështjen vitin e kaluar. Prezumimi i pafajësisë vazhdon të zbatohet.

Petra thotë se pe pagën e burrit të saj nuk po ia dalin, andaj kostot e papritura siç është funerali i nënës së saj e goditën shumë rëndë atë.

Vëllezërit e motrat e saj nuk duan ta ndihmojnë Petra Z. financiarisht: “Ne kemi një luftë. Kur Loredana më kërcënoi, unë gjithashtu mora para nga mamaja ime” thotë ajo. Kjo është arsyeja pse ajo i detyrohej parave të nënës kur vdiq – mbi 30,000 franga.

Petra Z është e dëshpëruar, andaj përmes Facebook-ut kërkon ndihmë dhe këtë e ka shpresë të vetme tani.

Gjyqi kundër Loredana është duke vazhduar, në seancën e qershorit, Petra Z. u takua me reperen për herë të parë pas dy vitesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat