Paris Hilton merr vëmendje me stil të veshjes sikur në vitin 2000

Mediale Vip

Paris Hilton merr vëmendje me stil të veshjes sikur në vitin 2000

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 22:59
Paris Hilton

Paris Hilton ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të shpalosjes së jetës personale në dokumentarin “This Is Paris”.

Ajo rrëfente për abuzimet që i janë bërë gjatë fëmijërisë, të cilat lanë trauma tek ajo për një kohë të gjatë, shkruan Daily Mail.

Përkundër vështirësive në të cilat ka kaluar, bukuroshja bionde ka gjetur veten dhe tashmë po shijon kohën në maksimum.

Së fundmi, ajo është shfaqur në rrugët e New York, me një stil të veshjes sikur në vitin 2000, por që në anën tjetër shkëlqente.

Flokët e saj të gjata i ka lënë të lira mbi supe, ndërsa përmes një palë syzeve të zeza ajo ka mbuluar një pjesë të fytyrës.

Nën shoqërinë e saj ka qenë edhe një vajzë tjetër, e cila po mbante gjësendet që ajo kishte blerë.

Përndryshe, Hilton njihet për paraqitjet e saj, në të cilat kujdeset për secilin detaj të mundshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat