Ledri e Stresi shfaqen bashkë në Prishtinë dhe nuk dimë ç’të mendojmë më parë për këtë takim

Mediale Vip

Ledri e Stresi shfaqen bashkë në Prishtinë dhe nuk dimë ç’të mendojmë më parë për këtë takim

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 23:31
Ledri dhe Stresi

Që Ledri dhe Stresi nuk kanë folur për një kohë të gjatë e dimë. Gjithashtu e dimë që 1 vit më parë i dhanë fund të gjitha hatërmbetjeve, po se çfarë bëjnë të dy bashkë në Prishtinë nuk po arrijmë ta kuptojmë.

Ledri ka qenë i pari që ka postuar një foto përkrah Stresit nga kryeqyteti i Kosovës dhe të dy shfaqen të qeshur përkrah njëri-tjetrit.

Më pas edhe Stresi ka publikuar një imazh me mikun e tij, ku në cep të saj shihet një ambulancë.

“Ka nevjë për doktor ky pacienti”, ka shkruar reperi me shaka, sepse dallohet qartë që Ledri është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ky bashkim mes reperëve mund të tregojë shumë, ose ndoshta mund të jetë thjeshtë një takim miqësor. Zakonisht artistët gjejnë të tilla mënyra për të paralajmëruar ndonjë bashkëpunimmes tyre, por Ledri dhe Stresi nuk na kanë dhënë asnjë shenjë tjetër përveç fotove.

Image
Ledri dhe Stresi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat