Chris Brown qëndroi deri në orët e vona në shtëpinë e Adeles

Mediale Vip

Chris Brown qëndroi deri në orët e vona në shtëpinë e Adeles

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 18:42
Adele dhe Chirs Brown

Adele festoi me Chris Brown dhe miqtë e saj deri vonë në shtëpinë e saj.

Adele thuhet se festoi natën vonë me shoqëri, mes tyre edhe Chris Brown, në shtëpinë e saj në Londrën Perëndimore gjatë fundjavës, shkruan People.

Pretendimet erdhën pasi reperi është parë teksa arriti në mes të natës në shtëpinë e këngëtares dhe u largua në orët e para të mëngjesit.

Këngëtari, i cili kishte vendosur maskë në fytyrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ishte i rrethuar nga miqtë gjatë arritjes atje.

Veshja e tij ishte e rastësishme, ai u pa i veshur me një triko, një palë xhinse dhe një kapele.

Një burim i afërt me Adelen tha për “The Sun” se reperi kishte arritur në mesnatë në shtëpinë e saj dhe ishte larguar rreth orës 2 të mëngjesit.

Adele dhe Chris janë parë bashkë në shumë evente gjatë këtyre viteve, së fundi ata u panë në ditëlindjen e 33-të të Drake.

Pas gjithë kësaj kanë filluar të qarkullojnë thashetheme se Adele ka nisur romancë me reperin e hitit “Skepta”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat