Dafina Zeqiri, rebele dhe e “rrezikshme” në skenat e klipit të ri

Mediale Vip

Dafina Zeqiri, rebele dhe e “rrezikshme” në skenat e klipit të ri

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 12:58
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri prej ditësh ka paralajmëruar projektin e ri, i cili pritet të promovohet së shpejti.

Këngëtarja e mirënjohur, ka disa ditë që po “ngacmon” adhuruesit e saj me imazhet e shkëputura nga videoklipi.

Kënga mban titull: “Zili zili” dhe është drejt finalizimit, por Dafina ende nuk ka zbuluar datën e publikimit.

Në fotografit që ka ndarë me adhuruesit në Instagram, Dafina vjen si përherë me një stil më ndryshe, joshëse, por edhe rebele dhe e “rrezikshme” . Edhe në fotografit e fundit, këngëtarja shihet hipur me një makinë  dhe po ashtu duke ngarë një motoçikletë.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtarja, e që pa dyshim adhuruesit e saj mezi e presin.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat