Harruan Xhanin, mediat italiane kapen me Sanemin: Ka bërë buzët?

Mediale Vip

Harruan Xhanin, mediat italiane kapen me Sanemin: Ka bërë buzët?

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 13:43
Demet Ozdemir dhe Can Yaman

Aktori Can Yaman ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave italiane që prej rolit të tij në serialin “Erkenci kus”, ku luante krah aktores Demet Ozdemir.

Yaman tashmë është kthyer në një idhull në Itali, vend të cilin e viziton shpesh pasi ftohet në intervista të shumta dhe mbledh mijëra fansa në vendet ku qëndron. Mediat italiane e kanë komentuar shumë jetën e aktorit e sidomos lidhjet e tij të dashurisë.

Megjithatë këtë herë portalet e kanë “harruar” për pak kohë aktorin dhe janë fokusuar tek Demet Ozdemir. Ata kanë publikuar një foto të vjetër të aktores duke aluduar se ajo mund të ketë bërë buzët.

“Demet Ozdemir e njohur si Sanem, ka bërë buzët?”-janë titujt e mediave italiane.

Aktorja nuk ka reaguar pas këtyre titujve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat