Robert Aliaj rikthehet në ekran

Mediale Vip

Robert Aliaj rikthehet në ekran

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:08
Robert Aliaj

Kësaj here, Robert Aliaj do t’i rikthehet ekranit jo si pjesëmarrës në festivale muzikore apo spektakle, por me një emision të tijin.

Burime për “News31” kanë treguar se emisioni i tij i ri nuk do të lidhet me artin apo showbiz-in, por do të jetë një program politik.

Ky emision do të transmetohet të enjteve në “ABC News” duke konkurruar kështu Blendi Fevziun në “Opinion” dhe Eni Vasilin në “Open”.

Të tjera detaje lidhur me këtë projekt pritet të zbulohen së shpejti.

Muajin e kaluar, vajza e Robertit, Gala, u shpall fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë, duke bërë krenar si Robertin, ashtu edhe mbarë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat