Një person misterioz i bëri Arbanës një super dhuratë!

Mediale Vip

Një person misterioz i bëri Arbanës një super dhuratë!

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:20
Arbana Osmani

19 tetori ishte një ditë e bekuar për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn, sepse ata u njohën me të voglin e tyre, Diell.

Moderatorja e njohur solli në jetë djalin e saj të dytë dhe sigurisht që nuk kishte ditë më të bukur se ajo për të dhe regjisorin.

Lajmin e bukur e dha vetë Eduarti duke pozuar me të voglin në krahë, ndërsa Arbana publikoi një foto të duarve të të katërve si familje e falenderoi të gjithë për urimet.

Këtë javë ata kanë qenë në qendër të vëmendjes, teksa ditën e diel Arbana postoi edhe fotot e para pas shtatzënisë në Instagram.

Ajo u shfaq me një fustan në zi e trëndafil në dorë, teksa vëmendjen e morën linjat e saj.

Dhuratat për Arbanën nuk kanë të sosur, por kjo e ditës së sotme i kaloi pritshmëritë. Nërmjet një fotoje në Instastory, moderatorja ka treguar se i ka shkuar në shtëpi një pako pa pusull.

Brenda saj ndodhen produkte bebash, teksa Arbana ka bërë thirrje që personi ‘misterioz’ që fshihet pas saj t’i shkruaj që ajo ta falenderojë.

"Guys, më ka ardhur në shtëpi kjo pako gjigante plot me produkte për bebe por nuk ka as pusull, as dërgues, asgjë. Nëse dërguesi e sheh, të më shkruaj që të paktën t’i them faleminderit".

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat