Motra i kërkon Almeda Abazit të bëjë fëmijë çdo vit, por prisni të shihni përgjigjen e aktores

Mediale Vip

Motra i kërkon Almeda Abazit të bëjë fëmijë çdo vit, por prisni të shihni përgjigjen e aktores

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 20:53
Almeda Abazi dhe Tolgahan Saiysman

Aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahan Sayisman, do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.

Vetëm pak ditë më parë, çifti dha lajmin e bukur të shtatzënisë së Almedës në rrjete sociale, ku kishin publikuar fotot më të ëmbla.

Almeda dhe Tolga kishin mbajtur duart mbi barkun e rrumbullakosur, duke u shprehur shumë të lumtur që do të bëhen sërish prindër.

Por, ajo që nuk ngopet me fëmijë nga Almeda dhe me gëzime të tilla duket se është motra e saj, Ilda.

Gjatë bisedës me ndjekësit e saj në InstaStory, Ildën e pyesin nëse do të organizojnë festë për të zbuluar gjininë e foshnjes, ndërsa ajo përgjigjet:

“Shpresoj! Mund të bësh bebusha ç’do vit, sepse jam gjithmonë gati për festë!”- shkruan ajo duke i bërë tag motrës.

Almeda s’ka vonuar t’i përgjigjet Ildës, duke ia kthyer me humor shprehjen e dëshirës së saj.

“Si urno”- shkruan aktorja duke qeshur.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat