Ngjarja më interesante e ‘Love Story’, vajzat duan një takim treshe me Saimirin

Mediale Vip

Ngjarja më interesante e ‘Love Story’, vajzat duan një takim treshe me Saimirin

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Love Story

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan ka vijuar me një javë jo edhe aq të qetë për vajzat konkurrente, por njëkohësisht edhe për protagonistin e këtij formati, Saimirin. Debatet dhe replikat kanë nisur që në mbrëmjen e së hënës dhe kanë vijuar edhe gjatë javës mes vajzave që tashmë kanë nisur edhe xhelozitë apo mospëlqimet e para me njëra-tjetrën.

Konkurrentet duket se janë ndarë në disa grupe tashmë, madje edhe kanë nisur sulmet ironike ndaj njëra-tjetrës.

Arjana, Suela dhe Enxhëll kanë rrëfyer për programin “Daily Love Story” gjithçka që nuk mundën t’ua thonin “kundërshtareve” të tyre mbrëmjen e së hënës. Ato jo vetëm shprehën hapur cilat janë vajzat që po i “sulmojnë”, por edhe treguan se çfarë presin nga Saimiri javët e ardhshme. 

Ato janë takuar bashkë në një qendër estetike, ku kanë bërë edhe disa trajtime dhe kanë komentuar të gjithë situatën e krijuar nga debatet e ditëve të fundit.

Vajzat janë pyetur nëse do ta pranonin një takim të tria me Saimirin duke krahasuar edhe takimin e tij me binjaket.

“Do ishe e gatshme ta puthje Saimirin duke qenë se e keni pasur tashmë një afrimitet?” ishte pyetja, së cilës Suela iu përgjigj: “Mund të ndodhë, nuk e di. Të shohim me kalimin e kohës, se tani nuk është se po vdes për puthjen e Saimirit. Ajo ndodh me ndjenjë”.

Ndërsa Enxhëll mohoi duke thënë se “ishte vetëm takimi i parë, pavarësisht se thanë atje jo u prekën, jo u bënë. Unë jam prekur vetëm në dorë, sepse prekja e duarve është shumë e veçantë”.   

Po nëse Saimiri do t’i ftonte të tria vajzat, a do të pranonin ato?

“Të na ftojë ai njëherë, pastaj ta shohim se si do të jetë situata. Do pranonim, se i bukur do jetë. Ne gallata bëjmë kudo që shkojmë. Nëse flirton me gocat, do e shohim që flirton më shumë me njërën dhe do shmangemi”, – tha Suela.

Ndërsa Enxhëll tha se secila nga vajzat ka temperamentin e vet dhe mënyrën se si e bën për vete një djalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat