“Secrets” e DJ Regard ndër ‘100 këngët më të mira të vitit 2020’ nga Apple Music

Mediale Vip

“Secrets” e DJ Regard ndër ‘100 këngët më të mira të vitit 2020’ nga Apple Music

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:51
DJ Regard

Pas “Ride It”, duket se “Secrets” është projekti i radhës i DJ Regard që e ka bërë atë një artist edhe më të suksesshëm.

“Secrets”, që u publikua këtë prill në bashkëpunim me artisten Raye, u prit dhe u vlerësua mjaft mirë.

Së fundmi u bë e ditur se për këtë këngë, Dardan Aliu (emri i vërtetë) u fut në listën e 100 artistëve me ‘këngët më të mira të vitit 2020’ nga ‘Apple Music’.

Për këtë, një falënderim nuk ka munguar as nga ana e artistit, i cili falënderon platformën e njohur si dhe të gjithë dëgjuesit.

“100 këngët më të mira të vitit 2020. Faleminderit nga Apple Music. Faleminderit për të gjithë dëgjuesit në Apple Music”, ka thënë ai.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Regard (@djregardofficial)

Krahas kësaj, DJ nga Ferizaj javën e kaluar publikoi statistikat e tij në Spotify, duke treguar se në vitin 2020 kishte grumbulluar 653.2 milionë dëgjime në 92 vende të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat