“Pasi përjetuam një regres …”- Olta Boka sapo na tregon “hallin” që e ka zënë me vajzën

Mediale Vip

“Pasi përjetuam një regres …”- Olta Boka sapo na tregon “hallin” që e ka zënë me vajzën

Më: 11 janar 2021 Në ora: 06:48
Olta Boka

Olta Boka solli në jetë vajzën, Gaia, rreth 6 muaj më parë dhe që nga ai moment nuk i kursen videot dhe fotot me vajzën, si edhe ndan hallet e gëzimet me ndjekësit.

Së fundmi, këngëtarja tregoi se e ka të vështirë të vendosë të flejë vogëlushen e saj, pasi një regresi që përjetoi me gjumin.

Ndërsa pyeti ndjekësit nëse kanë të njëjtin problem me gjumin e fëmijëve të tyre, duke kërkuar këshilla nga ata.

“Më parë Gaia arrinte të flinte edhe vetë, por pasi përjetuam një regres gjumi, e kemi të vështirë vënien në gjumë,”– shkroi Olta Boka duke ndarë hallin e saj me fansat në Instagram.

Ndonëse publikon shpesh foto me Gaian, këngëtarja asnjëherë nuk i ka publikuar imazhin duke vendosur që t’i ruajë privatësinë vajzës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat