Big Kik i kundërpërgjigjet menjëherë Noizy-t, por jo ashtu siç e prisnim!

Mediale Vip

Big Kik i kundërpërgjigjet menjëherë Noizy-t, por jo ashtu siç e prisnim!

Më: 13 janar 2021 Në ora: 22:33
Big Kik, Noizy

Ditën e sotme Noizy ka publikuar diss-in e shumëpërfolur “Një herë e mirë” dhe duhet ta pranojmë se po bën namin. Reperi përmes kësaj kënge ka treguar se kush është dhe se çfarë roli ka ai në Hip-Hopin shqiptar. Ai thotë se ka shkatërruar shumë karriera dhe se pa të s’ka lajme.

Ndonëse të gjithë po prisnim të përmendte emra, reperi na ka surprizuar, duke thënë se “nuk merret me plehra” dhe i konsideron kolegët “peshq të vegjë” dhe veten “balenë”.

Megjithatë, ai diku në rreshta flet edhe për Big Kik i cili i bëri diss disa javë më parë në “Gjoni black”. Ai shprehet se ka dhënë shumë ndihma por disa persona kanë dalë “fake”.

Image
Insta

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Big Kik, por nuk ka vepruar siç mund ta mendoni. Ai ka ndarë këngën e reperit në Instastoryn e tij, duke shkruar se nuk ka reklamë të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat