Jo vetëm që janë ndarë, por problemet në çift të Kim dhe Kanye do t’i shikojë e gjithë bota

Mediale Vip

Jo vetëm që janë ndarë, por problemet në çift të Kim dhe Kanye do t’i shikojë e gjithë bota

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:41
Kim dhe Kanye

Tani nuk ka më vend për dyshime, Kim Kardashian dhe Kanye West i kanë dhënë fund martesës së tyre 6-vjeçare. Jo vetëm kaq, çështja e divorcit të çiftit do të mund të shihet nga e gjithë bota në sezonin e fundit të Keeping Up With the Kardashians, gjë që është shumë e habitshme duke marrë parasysh që ata kanë qenë shumë privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre.

“Kardashians synojnë të bëjnë zhurmë. E kanë filmuar Kim-in duke diskutuar problemet e martesës së saj. Por të gjithë personat e përfshirë janë në një marrëveshje moszbulimi, sepse finalet nuk do të shfaqen deri nga fundi i vitit 2021," bëri të ditur një burim për Page Six (që ishte dhe media e parë që dha lajmin për divorcin e Kim dhe Kanye).

Është e paqartë nëse Kanye pranoi të filmonte ndonjë skenë në lidhje me ndarjen e tij nga Kim, por duke marrë parasysh se ai ka qenë kryesisht duke qëndruar në Wyoming (dhe nuk shfaqet në KUWTK aq shumë në përgjithësi), duket e pamundur.

Sido që të jetë, një tjetër burim tha për Page Six se Kanye "e kupton që pala e Kim duhet të thotë që asaj i ka ardhur në majë të hundës prej tij. Në të vërtetë, atij i ka ardhur në majë të hundës të qenit i përfshirë me Kardashians për një kohë të gjatë. Sidomos me nënën e Kim-it, e cila ndikon shumë në të gjitha vendimet e mëdha që ajo merr”.

Gjithashtu, Kanye mendon se është qesharake që ekipi i Kim po fajëson kandidimin e tij për president si shkak i shpërbërjes së martesës.

Me ç’po shohim, KUWTK këtë sezon ka për të qenë vërtet interesant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat