S’e ka pranuar kurrë, por e dimë të gjithë!

Mediale Vip

S’e ka pranuar kurrë, por e dimë të gjithë!

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:28
Luana Vjollca

Nuk e ka pranuar kurrë, por gjithë dynjaja e di se Luana Vjollca është në një lidhje të gjatë dashurie me biznesmenin nga Kosova Krenar Cocaj.

Kështu, mbrëmjen e djeshme moderatorja ka publikuar në Instagram një foto ku shihet në shtëpinë e saj krah një arushi teksa shkruante :

Më në fund në shtëpi#shootingday
Ma pagëzoni arushin me një emër…

Donte emër Luana? Dhe fansat nuk janë menduar gjatë, por kanë nisur të shkruajnë direkt emrin e Krenarit. Disa me shkurtime, disa i bëjnë tag e të tjerë nuk i kursejnë batutat, duke e lidhur me arushat që janë dhuruar së fundmi në Për’puthen.

Komentet i kanë rënë në sy edhe Luanës, por për befasinë e të gjithëve nuk i ka fshirë, pasi si duket i ka pëlqyer ky fakt. Ajo ka publikuar disa video në Instastory. Në njërën prej tyre thotë: Tani do edhe ky t’i gjeni një emër…

E kur të gjithë po i bënim sytë katër se kë do na tregonte, ajo nxjerr në video një tjetër arush dhe shpërthen edhe vetë në të qeshura nga provokimi shumë i bukur që na bëri. Më tej, për ata që shkruanin se arushin ia ka bërë dhuratë krenari së fundmi, moderatorja thotë se ka vite që i ka në shtëpi, por i ka vënë re vetëm së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat