Luana Vjollca paralajmëron finalen e emisionit “Shiko kush luan”

Mediale Vip

Luana Vjollca paralajmëron finalen e emisionit “Shiko kush luan”

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:12
Luana Vjollca

Moderatorja shqiptare ka marrë një vendim.

Siç duket Luana Vjollcën nuk do ta shohim më si moderatore, të paktën në emisionin e saj.

Me anë të një postimi në Instagram ajo paralajmëroi se është në xhirime të pjesës së fundit të emisionit “Shiko kush luan” i cili është një nga emisionet më të shikuara.

Në postimin e saj, nuk zbuloi detaje se cilët do jenë mysafirët  e ftuar special për fundin e emisionit megjithatë tregoi se është duke përgatitur finalen e cila do të transmetohet këtë të shtune.

Ndryshe, emisioni i Luana Vjollcës ka disa vite që transmetohet në Top Channel dhe ka pasur një shikueshmëri të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat