Amar është rritur aq shumë sa qëndron vetë në këmbë dhe mami Olta e “kapi mat”!

Mediale Vip

Amar është rritur aq shumë sa qëndron vetë në këmbë dhe mami Olta e “kapi mat”!

Më: 26 janar 2021 Në ora: 20:21
Olta Gixhari me Amarin

Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në 22 gusht të vitit të shkuar. Aktorja solli në jetë një djalë, të cilin vendosi që ta quante Amar. Gjatë këtyre muajve Olta ka ndarë herë pas here momentet më të bukura me vogëlushin, duke ju zbukuruar ditën edhe ndjekësve të saj.

Amar sapo ka bërë 6 muajsh dhe ka nisur të qëndrojë vetë një këmbë si një “djalë i rritur”. Këtë gjë ai kishte vendosur ta mbante “të fshehtë” nga mami Olta, por ajo e “kapi mat” dhe këtë moment vendosi  ta ndante me të gjithë. Aktorja ka publikuar në Instagram një imazh shumë të ëmbël, në të cilin i biri shihet duke qëndruar në këmbë dhe parë me vëmendjen peizazhin para tij. Olta ka treguar se Amar e pëlqen shumë detin dhe prandaj nuk ka mundur t’ja ndajë sytë.

“U kap mat buzë detit! Edhe pse ka pak ditë që ka hyrë në muajin e 6, Amar qëndronte vetë në këmbë dhe dukej i mahnitur nga peizazhi… thuhet që ai ëshë shumë i lidhur me detin”, shkruan Olta.

Edhe këtë foto ajo e ka kapur me kurriz duke mos e zbuluar portretin e të birit. Kujtojmë se Gixhari prej kohësh është zhvendosur në Spanjë, vend në të cilin solli në jetë vogëlushin. Partneri i saj jetonte prej kohësh në Spanjë, ndaj Olta vendosi që të fillonte një jetë të re me të atje. Gixhari ka treguar se këto kohë ka pasur dëshirë të udhëtonte drejt Shqipërisë, por fluturimet i janë anuluar për shkak të situatës nga pandemia dhe stuhisë së borës që mbërtheu Spanjën pak javë më parë.

Image
Amari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat