‘Bombat’ e saj ‘shpërthyen’, ky është reagimi i Shqipes pas skandalit Tea-Beart

Mediale Vip

‘Bombat’ e saj ‘shpërthyen’, ky është reagimi i Shqipes pas skandalit Tea-Beart

Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:10
Shqipe, Tea dhe Andi

Atë që e kishte paralajmëruar Shqipja, ndodhi.

Ditë më parë, Shqipja ishte kapur me Tean, duke i thënë se po shtiret ngase nuk është në lidhje me Andin.

Madje, ajo publikoi edhe disa imazhe të dërguara nga ndjekësit, duke thënë se Tea është duke qëndruar në Bogë me Beartin.

Por, Tea e kishte mohuar një gjë të tillë, madje ironozoi me Shqipen dhe e shfajësoi veten, duke thënë se Shqipja është bërë ‘homofobe’.

Por, ‘bombat’ e paralajmëruar nga Shqipja kanë ‘shpërthyer’ sot, dhe nuk mungoi reagimi i saj ani pse në mënyrë indirekte.

Ish-konkurrentja publikoi disa fotografi në Instagram, përmes së cilave thotë se karakteri i saj është ky që të bëjë gjëra të drejta.

Image

“Besoj në të bërit gjëra të drejta, ky është karakteri dhe personaliteti im”, shkruan Shqipja.

Po ashtu, ajo nuk u ndal me kaq dhe në një tjetër postim shkruan “Në një botë kur gjithkush bart maskë, është privilegj të shohësh një shpirt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat