Arjan Konomi flet mes lotësh pas skandalit në “Për’puthen”

Mediale Vip

Arjan Konomi flet mes lotësh pas skandalit në “Për’puthen”

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:28
Arjan Konomi

Arjan Konomi ka folur në lidhje me rastin e Teas dhe Andit.

Opionionisti i emisionit “Për’puthen”, Arjan Konomi, ka reaguar sot përmes rrjeteve sociale për rastin e ndodhur së fundmi.

Përmes një videoje të postuar në Instagram ai ka folur rreth rastit ku edhe dukej tejet i emocionuar teksa tregoi se ai nuk ishte në dijeni.

Opinionisti thotë se ai nuk ka qenë aspak në dijeni të kësaj historie dhe është shprehur po aq i shokuar sa shikuesit.

“Unë nuk kam pasur as dijeninë më të vogël, as dyshimin më mininal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë, që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë dyshime për pëlqime, në momente të caktuara që tani i takojnë 3-4 muaj më parë. Por përveç atyre dyshimeve për pëlqim dhe një tërheqje reciproke, kam qenë totalisht në mungesë të plotë të çdo dijenie deri në momentin që do ishte Prime, kur Tea dhe Andi do largoheshin nga ai emision. Këtë e them me ndershmërinë më të madhe në radhë të parë tek ata që kanë besuar tek fjala ime dhe personi im”, është shprehur Arjani.

Nuk dihet ende a do të vazhdojë Arjan Konomi të jetë në “Përputhen” si opinionist apo jo por presim për të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat