Loredana edhe këtë vit anulon koncertin e saj në Zvicërr

Mediale Vip

Loredana edhe këtë vit anulon koncertin e saj në Zvicërr

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 18:46
Loredana

Viti i kaluar nuk ishte edhe shumë i mirë për artistët në mbarë botën, pikërisht për shkak të pandemisë coronavirus.

Në mesin e shumë prej tyre që anuluan koncertet e tyre, ishte edhe ai i rep-artistes shqiptare, Loredana.

Përkundër kësaj, ajo vendosi që të njëjtat data t’i kaloj për në vitin 2021, por që si duket edhe kësaj radhe e ka pësuar njëjtë.

Image

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se koncerti saj në Zvicër tashmë është anuluar.

“Sa më shpejt që koncertet normale të mund të zhvillohen përsëri, do të kem gjithashtu një turne të ri, ju premtoj”, është shprehur ajo.

Image

Ndërkohë, i vetmi që ajo mbajti ishte në qytetin Leipzig, ku grumbulloi mijëra mbështetës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat