Era Istrefi me fjalë të mëdha për klipin e ri të Rita Orës, e quan kryevepër

Mediale Vip

Era Istrefi me fjalë të mëdha për klipin e ri të Rita Orës, e quan kryevepër

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:20
Rita Ora dhe Era Istrefi

Era Istrefi e ka vlerësuar lart klipin e ri të Rita Orës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjatë ditës së djeshme ka publikuar këngën e re.

Artistja erdhi mahnitëse në klipin e ri, në të cilin u shfaq e veshur me kostume tradicionale shqiptare, duke treguar prejardhjen e saj.

Për këtë paraqitje, Rita është komplimentuar edhe nga komuniteti i artistëve shqiptarë, të cilët e komplimentuan atë për këngën.

Mes tyre është edhe Era Istrefi, e cila e quan kryevepër projektin e saj.

“Wowww!!! Më pëlqen kjo kryevepër”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, kënga e Ritës në duet me Imanbek, ka marrë afro gjysmë milion klikime në YouTube, ndërsa mini-albumi po kryeson tabelat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat