Melisa i thotë të gjitha, tregon pse u largua nga ‘Përputhen’ dhe lidhjen me Andin

Mediale Vip

Melisa i thotë të gjitha, tregon pse u largua nga ‘Përputhen’ dhe lidhjen me Andin

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:43
Melisa Lleshi,

Ish-konkurentja e “Përputhen”, Melisa Lleshi, ka dhënë një intervistë ku ka treguar përse vendosi të largohej nga programi, dhe për lidhjen e supozuar me Andin, dhe ky një ish-konkurent.

Në “Prive”, Melisa ka thënë se se ngarkesa emocionale ishte shkaku i ikjes së saj nga programi, ndërsa ka shtuar se nuk kishte interes për djemtë përveç atij shoqëror.

“U largova sepse isha shumë rëndë, e kam shprehur edhe aty.

Ndoshta jam tipi i personit që pavarësisht se mund të duket nga reagimet që kam, që nuk mbaj dhe shpërthej, faktikisht unë mbaj shumë dhe erdhi ajo pika që u zbraza edhe unë, që thashë shiko se sa t’i bëj dëm vetes më shumë… [po iki] dhe nuk është se kisha një interes më shumë se shoqëror me meshkujt aty brenda,  thashë le të qetësoj trurin tim dhe të largohem”, është shprehur ajo.

Më tej, ajo është pyetur për lidhjen e supozuar me Andin dhe atë të Teas me Beartin.

“A ka gjë mes saj dhe Andit?”- u pyet Melisa, e cila tha prerazi: “Jo”.

Po lidhjen Tea-Beart, si e gjykon?

“Unë kam vetëm diçka për të thënë, kushdo që ka dashuruar arrin të kuptojë që dashuria të verbon dhe nuk pyet për asgjë, pastaj arsyet e tjera i dinë ata vetë, nuk e di pse kanë vepruar në atë mënyrë”, tha Melisa duke shtuar se me aq sa kupton, dashuria e tyre është e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat