Rrëfimi i bujshëm tek Oprah kthehet ‘bumerang’ për Meghan Markle!

Mediale Vip

Rrëfimi i bujshëm tek Oprah kthehet ‘bumerang’ për Meghan Markle!

Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:15
Meghan Markle

Akuzat e hedhura për familjen mbretërore nga Meghan Markle dhe princ Harry në intervistën e Oprah Winfrey duket se nuk është pritur mirë nga publiku britanik. Të njohur për respektin që gëzojnë ndaj Mbretëreshë Elisabeth II britanikët janë treguar të ashpër me çiftin dhe në vetëm pak ditë popullariteti i tyre ka rënë ndjeshëm.

Publiku britanik ka reaguar negativisht ndaj intervistës së çiftit, me popullaritetin e Princit Harry që bie 15 pikë që nga transmetimi i intervistës, sipas një sondazhi të ri të ‘YouGov’.

Popullariteti i Meghan gjithashtu ka rënë me 13 pikë në 10 ditët e fundit, tregojnë shifrat nga sondazhi. Ndërkohë pjesa më e madhe e britanikëve vazhdojnë të jenë të dashur me Mbretëreshën Elizabeth, sipas sondazhit.

Princi William dhe gruaja e tij, Kate gjithashtu mbeten shumë të popullarizuar, me rreth tre të katërtat e britanikëve që u japin atyre vlerësime të favorshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat