Ori Nebiaj, moderatorja kandidate për deputete. Për momentin paralelisht me ekranin

Mediale Vip

Ori Nebiaj, moderatorja kandidate për deputete. Për momentin paralelisht me ekranin

Më: 26 mars 2021 Në ora: 10:31
Ori Nebiaj

Ori Nebiaj ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në politikë me hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e prillit.

Sot me anë të një postimi në profilin e saj, Ori ka zbuluar se mban numrin rendor 18 në Tiranë, ku edhe garon për Partinë Demokratike. E emocionuar për përgjegjësinë e re që i ka shtuar vetes, Ori zbuloi se numri që do të mbajë në fletën e votimit i jep një ndjesi edhe më speciale. “Ftesa ime e parë dhe më e sinqerta është për 18-vjeçarët që votojnë për herë të parë”, ka shkruar Ori ndër të tjera.

E pyetur nga ‘Who’, Ori pranoi se nëse do arrijë të zëjë një vend në parlament, do t’i duhet të largohet nga ekrani. “Nuk ka diskutim që angazhimi politik dhe kandidimi janë detyrime kushtetuese me përgjegjësi, ndaj nuk mund t’i bëj të dyja”, u shpreh moderatorja. 

E megjithëse do na mungojë shumë stili i saj i qasjes ndaj publikut kur prezanton, së paku në të dyja rastet do jetë aktive në media.

Deri në finalizimin e zgjedhjeve, Orin do vazhdojmë ta kemi çdo ditë në ‘Wake Up’, e në mbrëmje në kronikat e lajmeve dedikuar politikës e fushatës elektorale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat