Sharon Stone flet për letrën që i ka shkruar Britney Spears, duke i kërkuar ndihmë

Mediale Vip

Sharon Stone flet për letrën që i ka shkruar Britney Spears, duke i kërkuar ndihmë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:01
Britney Spears, Sharon Stone

Sharon Stone ka folur për herë të parë për lidhjen e veçantë që ka me Britney Spears, e cila kohët e fundit e përmendi aktoren si një nga frymëzimet e saj personale.

Në një intervistë për "The Kelly Clarkson Show", Stone tha se Spears iu drejtua asaj për ndihmë rreth vitit 2007, kur ylli i popit ishte në qendër të mediave anë e mbanë globit.

"Britney më shkroi një letër shumë të gjatë dhe të rëndësishme, prekëse, gjatë një kohe shumë të vështirë në jetën e saj – në kohën kur ajo u qeth tullace - duke dashur që unë ta ndihmoja. Isha në një kohë shumë të vështirë të jetës sime dhe nuk mund të ndihmoja as veten. E vërteta është se të dyja kishim nevojë për ndihmë. Ajo kishte nevojë për ndihmë dhe unë kisha nevojë për ndihmë”, -tha Stone.

Ndër të tjera Sharon Stone theksoi se ndjen një lidhje të veçantë me Spears, e cila aktualisht është në një betejë ligjore me babanë e saj, Jamie Spears, ndërsa lufton për të rimarrë kontrollin e pasurisë së saj prej 60 milionë dollarësh.

"Është shumë e vështirë të jesh një grua shumë e suksesshme dhe të mos të të kontrollojë dikush, duke marrë financat e tua dhe marrë në dorë jetën tënde. Çështja e Britney Spears është kaq jashtë kontrollit dhe kaq e tmerrshme," -tha aktorja.

Stone aktualisht është duke promovuar librin e saj me kujtime, “The Beauty Of Living Twice”, në të cilin ajo flet hapur për përvojat e fëmijërisë me abuzimin seksual, goditjen në tru në vitin 2001 dhe, natyrisht, udhëtimin e saj historik në Hollywood.

Ndërsa Spears foli së fundmi për "Framing Britney Spears", dokumentari i shumëpërfolur i prodhuar nga New York Times që flet mbi kujdestarinë e babait të saj për çështjet e saj personale dhe financiare, si dhe trajtimin aspak miqësor mediatik që ajo ka marrë gjatë gjithë karrierës së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat