Labi zbulon detaje rreth dy projekteve të reja

Mediale Vip

Labi zbulon detaje rreth dy projekteve të reja

Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:38
Labi

Labinot Tahiri ka dhënë detaje për këngët e reja.

Pavarësisht faktit që koncertet e dasmat nuk po mbahen, artistët vazhdojnë të sjellin projekte të reja muzikore.

Së fundi, këngëtari Labinot Tahiri përmes rrjeteve sociale u shfaq në studio muzikore, ku edhe tregoi detajet e këngëve që po i sjell së shpejti.

Ai theksoi se ka finalizuar dy këngë të reja, njëra është baladë që ka për temë dashurinë dhe tjetra flet për vëllanë në kurbet.

“Me maestro Valonin dhe Valdrinin. Djemtë që ia qëlluan hitit Bumerang, tani dhe kenga e radhes me Burakun! Sonte i perfunduam me bereqet edhe dy kengë të reja, njëra baladë për shpirtat që vuajnë për dashni dhe njërën për vëllaun në gurbet. Prisni se do bëhet mirë, ju dua”, shkruan ai.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat