Votojnë Besi dhe Xhensila, këngëtarja e njohur poston fotot

Mediale Vip

Votojnë Besi dhe Xhensila, këngëtarja e njohur poston fotot

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:36
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Qytetarët shqiptarë janë duke votuar këtë të diel për të zgjedhur qeverinë, e cila do t’i përfaqësojë në 4 vitet e ardhshme.

Këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, ka zbuluar përmes disa postimeve në “Instastory” se e ka kryer detyrën e saj si qytetare dhe ka votuar.

Xhensila ka postuar fillimisht një fotografi ku tregon dorën e saj dhe të bashkëshortit, Bes Kallaku, ku shihet qartë gishti i bërë me bojë. Foton nuk e ka shoqëruar me ndonjë shkrim, thjesht ka vendosur një emoji trëndafili të kuq.

Image
Insta

Më pas ajo ka postuar një “selfie” ku shfaqet sërish me aktorin e njohur të humorit, duke zbuluar edhe njëherë se kanë votuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat