“Ishte e bezdisshme”/ Ana Lleshi i kthehet keq Arsimit: Kujt i plasi, ndoshta...

Mediale Vip

“Ishte e bezdisshme”/ Ana Lleshi i kthehet keq Arsimit: Kujt i plasi, ndoshta...

Më: 1 maj 2021 Në ora: 08:17
Ana, Arsimi

Pas dy muajsh bashkë, Ana dhe Arsimi i dhanë fund lidhjes. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Arsimi tha se arsyeja e ndarjes ishte Ana, e cila kërkonte vëmendje gjatë gjithë kohës, pa marrë parasysh se ai kishte punë.

“Unë jam njeri me punë, kam halle, kam dhe një djalë. Ajo donte vetëm vëmendje. Unë nuk kam kohë të rri në telefon 24/7 sepse kam shumë punë, ajo bëhej e bezdisshme për mua”, tha Arsimi.

Ndërkohë Ana i është përgjigjur dje në një intervistë për "Prive", ku tha se ajo i ka dhuruar përkushtim e nuk ka dashur vëmendje megjithatë historinë me Arsimin e ka lënë në të shkuarën dhe vazhdon ta respektojë atë.

"Unë kam shumë kohë për dashuri prandaj duhet të quhem përkushtim dhe jo vëmendje. Por gjithsesi ndoshta njerëzit nga përkushtimi i tepërt dëmtohen, po kujt i plasi", tha Ana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat