Lori kujdeset që askush të mos mendojë se jeta e saj ecën në vaj

Mediale Vip

Lori kujdeset që askush të mos mendojë se jeta e saj ecën në vaj

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:09
Lori Hoxha

Me një këndvështrim nga ‘Instagrami’ jeta e Lori Hoxhës duket thuajse perfekte.

Megjithatë jo gjithmonë gjërat janë si në foto dhe këtë e ka treguar vetë trashëgimtarja e ‘Top Channel’ me shprehjen që ka lënë në llogarinë e saj.

Përpos kësaj Lori ka zgjedhur të ndajë një tjetër shprehje me të cilën ka nënkuptuar se jeta e saj nuk ka qenë ashtu si e mendojnë të tjerët.

“Nuk u rrita duke pasur modele, u rrita duke pasur njerëz të cilëve nuk doja t’i ngjaja dhe duke parë situata tek të cilat nuk do doja kurrë të isha pjesë. Jo të gjithë ne patëm kartat e duhura, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta përziejmë dorën e kartave për të pasur rezultat më të mirë”, shkruhet në postim.

Edhe njëherë tjetër, një personazh publik, jeta e së cilës duket sikur ka në qendër veç udhëtimet dhe modën, na tregoi hapur se asgjë nuk është siç duket. Por të gjithë luftojmë me dramat tona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat