Stresi thotë se po ta kthente kohën nuk do merrej me muzikë

Mediale Vip

Stresi thotë se po ta kthente kohën nuk do merrej me muzikë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 08:34
Stresi

Rep-artisti ka befasuar me deklaratën e tij së fundmi.

Përmes rrjeteve sociale, ai tregoi se për çka po t’i vinte mundësia nuk do ta kishte bërë në jetën e tij.

Këtë pyetje i ka parashtruar një ndjekëse nëpërmjet rubrikës Pyetje dhe përgjigje në Instagram.

Reperi nga Shqipëria tha se po të kishte mundësi ta rikthente kohën nuk do të merrej më me muzikë sepse i ka bërë shumë dëm në disa aspekte në jetë.

“Muzikë sepse gjërat më të rëndësishme në jetë i humba nga muzika dhe dola nga vetja por e mblodha vetën shyqyr Zotit jam me këmbë në tokë. Por si bi pishman kështu ishte e shkruar”, ka thënë Stresi.

Ndryshe, reperi kohët e fundit është duke qëndruar në Londër.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat