Jennifer Lopez nuk ka plane për të ardhmen me Ben Affleck

Mediale Vip

Jennifer Lopez nuk ka plane për të ardhmen me Ben Affleck

Më: 13 maj 2021 Në ora: 00:19
Jennifer Lopez, Ben Affleck

Prej ditësh rrjeti po zien nga lajmi i ribashkimit të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck 17 vite pas ndarjes së tyre. Ata të dy u panë dhe fotografuan bashkë për pushime ne Montana dhe kaq mjaftoi që t’i vihej vula ribashkimit. Në fakt duket se kjo është dëshirë e Jennifer, por ajo nuk është ende gati që të bëjë plane afatgjata me Ben.

Burime për “People” kanë treguar se Jennifer është e hapur për një lidhje me aktorin.

“Ajo dëshiron të shpenzojë aq kohë me Ben sa të shikojë se ku mund të arrijë kjo marrëdhënie”, ka thënë burimi në fjalë.

Ndërkohë që të dy po shpenzojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, burimi ka shtuar: “Megjithatë ata nuk po bëjnë asnjë plan për të ardhmen”.

Teksa lajmi për ribashkim mes dyshes po qarkullon prej ditësh në media, asnjë nga palët nuk ka reaguar deri më tani. Madje edhe miku i tyre më i mirë, Matt Damon, e ka mbajtur gojën mbyllur kur është pyetur në lidhje me këtë temë.

“Nuk ka mjaftueshëm pije alkoolike në botë që të më bëj të them diçka për këtë gjë”, është shprehur aktori për “Today”, duke shtuar se është hera e parë që e dëgjon se J.Lo dhe Ben ka pushuar bashkë.

Megjithëse ai mund të mos ketë ndonjë informacion të brendshëm për miqtë e tij (gjë që vështirë ta besojmë) Damon ka uruar që Jennifer dhe Ben të jenë vërtetë bashkë.

“Është një histori shumë e bukur. Shpresoj të jetë e vërtetë. I dua të dy… kjo do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat