Ariana Grande martohet në një ceremoni private me Dalton Gomez

Mediale Vip

Ariana Grande martohet në një ceremoni private me Dalton Gomez

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:28
Dalton Gomez dhe Ariana Grande

Artistja e njohur, Ariana Grande, fshehtësisht është martuar me Dalton Gomez.

27-vjeçarja thuhet të ketë kurorëzuar dashurinë me martesë gjatë këtij vikendi, afër shtëpisë së saj në Montecito të Kalifornisë, shkruan Daily Mail.

“Ata janë martuar. Ka qenë dasmë e vogël, më pak se 20 persona”, është shprehur përfaqësuesi i Grande për People.

Ani pse shtëpia e bukuroshes është e rrethuar me emra shumë të njohur, një gjë e tillë nuk u bë e ditur.

Ndërkohë, edhe pse është raportuar se vendimi për fejesë të dyshes ishte i nxituar, çifti mezi kishin pritur të martoheshin.

Sipas E! padurimi i Grande dhe Gomez ka bërë që ceremonia të jetë më e shpejt dhe me pak persona.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat