Ledri publikon projektin e ri muzikor dhe sapo na njohu me hitin e verës

Mediale Vip

Ledri publikon projektin e ri muzikor dhe sapo na njohu me hitin e verës

Më: 18 maj 2021 Në ora: 20:28
Ledri

E kishim pritur prej ditësh dhe më në fund u publikua kënga më e re e Ledrit që mban titullin “Don mo”.
Videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai dhe protagoniste në klip si figurante është Morena Taraku, e cila duket mjaft tërheqëse. Ledri nuk zhgënjen asnjëherë dhe padyshim që ky projekt muzikor kaq ritmik do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Para pak ditësh Ledri Vula paralajmëroi fansat e tij se këtë vit do të sillte shumë hite. 

Ledri e mban gjithmonë fjalën dhe sot na e vërtetoi sërish këtë gjë.

Reperi do të publikojë disa bashkëpunime këtë verë dhe njëri prej tyre do të jetë me Kidën, që fansat po e presin prej kohësh.
Në muajin tetor, Kida dhe Ledri ndanë me njëri-tjetrin në Instagram një foto të përbashkët dhe kështu lindën dyshimet se ata kishin bashkuar forcat për duet. Por asokohe kjo rezultoi e pavërtetë, sepse duket se Ledri dhe Kida e kanë lënë për në verë super bashkëpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat