Fanset më simpatike të Ermalit zbulojnë pak nga kënga e tij dhe e Gjikos

Mediale Vip

Fanset më simpatike të Ermalit zbulojnë pak nga kënga e tij dhe e Gjikos

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 22:24
Ermal Fejzullahu, Gjiko

Reperi i njohur Gjiko shpërndau ditën e djeshme një video në Instagram të realizuar në spital dhe me anë të së cilës njoftoi se është në finalizim të projektit të ri. Fillimisht videoja i shqetësoi të gjithë, por më pas reperi i qetësoi të gjithë me sqarimin që kishte bërë poshtë saj.

Ky projekt është realizuar në studion e ‘Redbox’ nga producenti i njohur BigBang. Ndërkohë kënga e dyshes pritet të publikohet të premten më datë 25 qershor.

Ndërkohë ditën e sotme edhe Ermali ka postuar një pjesë nga kënga e re. Ndryshe nga Gjiko, ai ka publikuar një video shumë të ëmbël, ky dy fanset e tij më të mëdha, vajzat Era dhe Buna, këndojnë e kërcejnë nën ritmet e këngës së babit. Pa dalë ende mirë kënga ato të dyja duket se e kanë mësuar dhe sigurisht që janë përkrahëset më të mëdha të çdo projekti të Ermalit.

Gjiko dhe Ermali kanë realizuar dhe një tjetër bashkëpunim me njëri-tjetrin më herët. Në gushtë të 2016-s ata publikuan duetin “Hajmali”, që rezultoi të ishte hit i atij sezoni veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat