Për të shmangur bullizimin e tij, Meghan dhe Harry s’donin që Archie të merrte këtë titull

Mediale Vip

Për të shmangur bullizimin e tij, Meghan dhe Harry s’donin që Archie të merrte këtë titull

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 06:48
Princi Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle refuzuan titullin e Earl of Dumbarton për të birin, Archie-n, sepse kishin frikë se ai do të bullizohej me shaka ngacmuese (sepse fjala ‘dumb’ do të thotë ‘memec’).

Sipas Telegraph, çifti e quajti djalin e tyre Archie Harrison Mountbatten-Windsor në maj të vitit 2019, duke iu shmangur titullit që i ishte dhënë Harry-t nga gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth II, përpara dasmës së tij në vitin 2018.

"Ata nuk e pëlqyen idenë që Archie të quhej Earl of Dumbarton, sepse fillon me fjalën ‘dumb’ dhe ata ishin të shqetësuar se si mund të tingëllonte kjo," -tha një burim mbretëror për gazetën. "Nuk ishte vetëm Meghan ajo që vuri në dukje bullizimin e mundshëm, por kjo gjithashtu shqetësoi edhe Harry-n."

Lajmi për vendimin e pretenduar e bëri Dukën dhe Dukeshën e Sussex të parandalonin vuajtjen e djalit të tyre. Madje, edhe folësit e lajmeve në BBC Radio 4 të emisionit "Today" nuk mundën ta mbanin të qeshurën e tyre ndërsa raportonin lajmet për titullin që diskutohej për Archie-n.

Fakti që Archie nuk mori asnjë titull ishte një nga çështjet që u diskutua gjatë intervistës së çiftit me Oprah Winfrey. Sidoqoftë, para intervistës, çifti kurrë nuk ngriti pretendime në lidhje me faktin që Archie nuk do të quhej princ. Madje, Harry ishte i vendosur se Archie duhet të rritet pa tituj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat