Adelina Thaçi fillon procesin e vaksinimit

Mediale Vip

Adelina Thaçi fillon procesin e vaksinimit

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 15:11
Adelina Thaçi

Adelina Thaçi njihet si njëra ndër artistet e dashura të publikut shqiptar.

Ajo është aktive në rrjete sociale ku sjell pamje nga përditshmëria e saj përmes imazheve dhe videove të ndryshme.

Ndërsa sot ajo zbuloi se tashmë ka marrë dozën e dytë të vaksinimit kundër COVID-19. Ajo tha se tashmë është vaksinuar teksa u shpreh se është mjaft e kënaqur që i erdhi kjo mundësi.

“Unë u vaksinova, hajde na koft me shnet”, shkroi Adelina krahas fotografisë ku shihet duke mbajtur ‘pasaportën’ e vaksinimit në dorë.

Teksa me dorën tjetër ende mban shtrënguar krahun në të cilin e pranoi vaksinën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat