Reagon ashpër edhe Genc Prelvukaj, për këngëtarin serb në festivalin e Korçës

Mediale Vip

Reagon ashpër edhe Genc Prelvukaj, për këngëtarin serb në festivalin e Korçës

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:37
Genc Prelvukaj

Ditë më parë u raportua se artisti serb, Goran Bregovic është i ftuar në festivalin e Korçës.

Ky lajm bëri bujë derisa shkaktoi edhe reagime nga këngëtarët e estradës.

Genc Prelvukaj e ka quajtur të gabuar pjesëmarrjen e tij dhe të pa arsyeshme.

Image
Postimi i tij

“Duhet ta kuptojmë që nuk arsyetohet një gabim përmes gabimit tjetër. Të gjitha këto veprime janë të gabuara pa përjashtim, duke filluar nga favorizimi i produkteve serbe ne Kosovë, ftesa e Goran Bregovicit ne Korçë, flamujt serbë në lokale ne Durres, pjesmarrja e shqiptarëve të Kosovës në koncertin e Cecës në Shkup, ndërtimi në Tiranë i pllakës përkujtimore të viktimave gjate grusht shtetit në Turqi, deri tek mbajtja e shtesave sllave apo bullgare ne mbiemra në Maqedoni e Mal te Zi.
Një ditë, në një të ardhme që nuk duhet e afert, gjerat mund të ndryshojnë, por deri atëherë shumë prej këtyre gjërave nuk mund të trajtohen aq thjeshtë dhe të kuptohen si zhvillime normale”, ka shkruar këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat