Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim në MTV!

Mediale Vip

Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim në MTV!

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:02
Dua Lipa

Pavarësisht suksesit që po njeh veç ngjitje në skenën ndërkombëtare dhe katër nominimeve të bëra, artistja shqiptare Dua Lipa nuk ka mundur dot të rrëmbejë asnjë trofe nga MTV Video Music Awards 2021.

Dua ishte e nominuar në kategoritë: “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.

Për 25-vjeçaren nuk ka patur asnjë trofe, ndërsa së fundmi ajo ka publikuar versionin ‘remix’ të këngës “Cold Heart”, një bashkëpunim mes saj, sir Elton John dhe  DJ së njohur amerikane, The Blessed Madonna.

Për “Këngën më të mirë të vitit” në MTV VIDEO MUSIC AWARDS është nderuar artistja e re, Olivia Rodrigo. Në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” çmimi iu dha “Kiss me more”, Doja Cat dhe SZA.

Nata e djeshme ishte e gjitha e Justin Bieber, i cili ishte artisti me më shumë nominime që u  shpërblye më vlerësimin si “Artisti më i mirë i vitit” dhe “Muzia pop më e mirë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat