Kylie Jenner kritikohet ashpër nga blerëset për cilësinë e rrobave të banjës ‘Kylie Swim’

Mediale Vip

Kylie Jenner kritikohet ashpër nga blerëset për cilësinë e rrobave të banjës ‘Kylie Swim’

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 12:28
Kylie Jenner

Pas linjës kozmetike, Kylie Jenner krijoi linjën e saj të re të rrobabanjeve, Kylie Swim. Sigurisht, të shumta ishin vajzat që mezi e prisnin dhe nisur nga fotot që Kylie ka publikuar, pritshmëritë ishin të larta. Por komentet e para të klienteve që i blenë menjëherë rrobat e banjës, pas lançimit më 17 shtator, nuk janë aspak të mira.

Rrobat e banjës së Jenner përfshijnë një trupore (80 dollarë) dhe bikini klasik trekëndësh (40 dollarë), si dhe shall me të njëjtat printe (45 dollarë). Deri këtu blerëset ishin në rregull, s’mund të prisnin një çmim më të lirë nga Kylie. Mirëpo, ajo që i zhgënjeu totalisht ato ishte cilësia.

Një përdoruese e TikTok tregoi shqepjet ose qepjet e rrëmujshme, materialin e tejdukshëm dhe prerjet e çrregullta.

Thuajse në të gjitha videot, gjëja e parë që klientet tregonin ishte problemi i tejdukshmërisë, e cila supozohet të bëhet edhe më shumë problem kur rrobat e banjës të lagen.

Një tjetër vuri në dukje se pjesa e bikinit ishte shumë e ngushtë, krahasuar me rrobabanjet e markave të tjera.

Akoma më shumë blerës përdorën rrjetet e tjera sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre me rrobat e banjës së Jenner.

Kjo nuk është hera e parë që produktet e Kylie-t kritikohen ashpër për cilësinë, sepse e njëjta gjë ndodhi edhe me disa produkte të linjës së saj të përkujdesit ndaj lëkurës, Kylie Skin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat