Lufta vazhdon: Tani, Brad hedh në gjyq Angelinën!

Mediale Vip

Lufta vazhdon: Tani, Brad hedh në gjyq Angelinën!

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:15
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Nga dashuri e madhe në urrejtje të thellë, historia e Brad Pitt dhe Angelina Jolie po kthehet gjithmone e me shume në dëshminë e trishtë të fundit të shëmtuar që mund të marrë një histori dashurie.

Ish bashkëshortët po luftojnë me njëri-tjetrin jok vetëm për kujdestarinë e fëmijëve, por edhe për pronat.

Angelina shiti 50 përqind të aksioneve të saj në kantinën e verës Chateau Miraval në mes të një beteje të ashpër gjyqësore me Pitt, që ishte bashkëpronar. Ajo i shiti aksionet grupit të verës Tenute del Mondo, për një çmim që ende nuk dihet.

Vlera e verës vlerësohet në 164 milion dollarë. Prandaj Pitt ngriti një padi në të cilën shitja e aksioneve të Anxhelinës në verë u etiketua si “hakmarrëse”, ndërsa Jolie akuzohet për shkeljen e së drejtës së Brad për blerjen e parë.

Dyshja e bleu në 2008-tën pronën ku ndodhet punishtja e verës dhe u bënë pronarë të barabartë në vitin 2013, kur aktori rishkroi 10 përqind të aksioneve në mënyrë që raporti i pronësisë të ishte 50-50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat