Arbër Hajdari për herë të parë publikisht rrëfen historinë e dashurisë

Mediale Vip

Arbër Hajdari për herë të parë publikisht rrëfen historinë e dashurisë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:40
Arbër Hajdari

Në “Rudina” pasditen e sotme ishte i ftuar Arbër Hajdari, nismëtari i njohur i fondacionit “Fundjava Ndryshe”. Përtej projekteve të tij në ndihmë të njerëzve në nevojë, Arbri prej disa kohësh ka marrë vëmendje mediatike për jetën e tij private.

Pak kohë më parë, ai është fejuar me Vlera Devollin, një vajzë që vjen nga fusha e biznesit dhe që e ka bërë Arbrin shumë të lumtur. Historia e njohjes së tyre është sa interesante, aq edhe e pabesueshme. Arbri dhe Vlera u njohën në një kohë kur ai jo vetëm që nuk ishte aspak në kërkim të dashurisë, por as nuk priste që ta gjente atë në Kosovë.

“Vlera është një karakter i veçantë, sepse është një personazh që në fillim kur e kam takuar, kam qenë për një punë në Kosovë, për të hapur “Fundjavën” në Kosovë.

Vlera as nuk është prezantuar se kush ishte. Ka qenë familja e saj që donte të na ndihmonte për një zyrë për fondacionin atje. Teksa po na tregonte vendin atje, thotë: “A po ju duhet diçka tjetër?”, se është edhe ajo gjuha që flasin shqiptarët e Kosovës që unë tashmë jam mësuar, por më mori pak kohë. Pashë tek ajo, më pëlqeu fortësia, karakteri i fortë që transmetonte dhe jam kthyer në Tiranë me shumë mendime. Nuk isha nisur fare, as nuk isha në kërkim të një personi, sepse isha totalisht i angazhuar në ato punët e mia dhe unë që mendoja “po të gjej një njeri tani, do më marrë më tepër kohë dhe nuk do të merrem dot me punën”, por Vlera është një nga gjërat më të bukura që ka ardhur në jetën time dhe ka ardhur në kohën e duhur, është nga ata njerëz që më jep energji, më mbështet në çdo projekt që kam dhe anasjelltas, edhe unë jam një përkrahës i saj. Mendoj që jemi një çift i mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat