Nuk flet me motrën e Bes Kallakut? Xhensila zbulon të vërtetën

Mediale Vip

Nuk flet me motrën e Bes Kallakut? Xhensila zbulon të vërtetën

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 12:41
Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj, mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste, ka sqaruar raportin e saj me motrën e Bes Kallakut. 

Gjatë një loje që zhvilluan me Donaldin dhe Romeon, ajo u pyet nëse ka ndonjë "sherr mes kunatave".

 “Unë timen e kam kudita. Besi me motrën time hahen”, duke sqaruar një herë e mirë raportin me kunatën e saj.

Ana Kallaku njihet si motra e Bes Kallakut, por ajo gjithashtu është edhe një figurë e njohur e ekranit shqiptar, pasi prej kohësh e kemi parë në rolin e moderatores. 

Në ditëlindjen e saj të 30-të, u vu re se Besi nuk i bëri një urim publik, e po ashtu as Xhensila nuk bëri ndonjë postim, duke bërë që publiku të aludojë menjëherë një krisje të marrëdhënies së tyre. 

Gjithsesi Xhensila sqaroi gjithçka, pavarësisht se kjo nuk ishte hera e parë që ajo ka shprehur gjithë dashamirësinë që ka për motrën e Besit. Më herët edhe Ana Kallaku është shprehur se ndihet sikur ka një jetë që e njeh Xhensilën, kjo sigurisht edhe për shkak se ka shumë vite që është lidhur me aktorin Bes Kallaku. 

“Me Xhensilën, më duket sikur jam rritur. Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur hyri në shtëpinë tonë, por ne dhe kemi jetuar një pjesë të mirë të kohës bashkë. Në të vërtetë, mbaj mend vetëm pak gjëra që nuk kanë lidhje me Xhensilën. Jemi shumë shumë të lidhura, jemi edhe një moshë, kemi vërtet një marrëdhënie shumë të bukur. Kur e shoh sesa të lumtur e bën Xhensila vëllanë tim dhe kur ata të dy janë të lumtur bashkë, atëherë edhe unë jam shumë e lumtur."- është shprehur Ana Kallaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat