Roberti e tregon arsyen hapur pse nuk i shkoi në emision Luanës

Mediale Vip

Roberti e tregon arsyen hapur pse nuk i shkoi në emision Luanës

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 13:47
Robert Berisha

Luana Vjollca prej tre javësh është rikthyer në ekran me shoun “Zemër Luana”, i cili ka arritur pëlqyeshmëri të madhe që në fillim.

Programi pati të ftuar special në tre episodet e para por është dikush që fansat duan ta shohin në program.

Bëhet fjalë për Robert Berishën, i cili në emisionin e tij “Robi plaket kur don vet”, ka zbuluar se ndjekësit e kanë pyetur pse nuk ishte akoma dhe a do të jetë i ftuar tek Luana.

Artisti që njihet për natyrën e tij pa komplekse teksa thuri lavde për prezantuesen tha se ka qenë gjithmonë por kësaj radhe do të shkojë vetëm me një kush, Luana të jetë mysafire në një program në Kosovë.

“Keni pyt pse spo shkoj te emisioni i ri i Luana Vjollcës. Ajo është një moderatore shumë e mirë, një artiste shumë e mirë edhe emisionet i ka shumë të mira. Nuk muj me shku kur unë tri herë kam qenë te ajo, ajo nuk del nëpër emisione. Nuk shkoj edhe kam bë pauzë edhe nuk shkoj se tmirat duhet me u kthy”, tri herë kam qenë e katërta nuk u mbajt”, tha Roberti mes tjerash.

“Pa ardh Luana në Kosovë kudo jo te unë, le të shkon nëpër emisione tjera veç në Kosovë duhet me ardhë, atëherë shkoj edhe unë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat