Ardian Bujupi më 14 prill publikon projektin e ri

Mediale Vip

Ardian Bujupi më 14 prill publikon projektin e ri

Më: 7 prill 2023 Në ora: 16:06
Ardian Bujupi

Artisti i mirënjohur shqiptar, Ardian Bujupi ka gati një projekt të ri muzikor.

Përmes llogarisë së tij në Instagram, këngëtari ka sjell një pjesë të shkurtër nga kënga e re.

Në video që ndau me fansat, Ardiani shihet në një studio muzikore teksa në sfond dëgjohet projekti I ri.

Kënga mban titullin “Maria: dhe këtë herë do të jetë në versionin gjermanisht, ndërsa duket mjaft ritmike.

Në mbishkrimin e postimit, Bujpi zbuloi për fansat se kënga pritet të publikohet më 14 prill teksa nuk dha më shumë detaje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ardian (@ardianbujupi)

“Maria” do të jetë kënga e juaj e preferuar nga 14 prilli”, ka shkruar artisti.

Rikujtojmë që kënga e fundit e lansuar nga këngëtari është ajo me titullin “3 Panamera” që e solli në muajin mars të shoqëruar me videoklip.

Vlen të theksohet se krahas projekteve solo, Ardiani është i njohur edhe për një numër bashkëpunimesh me artisti të njohur nga Estrada si: Ledri Vula, Noizy e Capital T.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat