“O çapaçul”, Noizy del hapur në mbështetje të Luizit, ja kërkesa që ka për të

Mediale Vip

“O çapaçul”, Noizy del hapur në mbështetje të Luizit, ja kërkesa që ka për të

Më: 28 prill 2023 Në ora: 11:04
Luiz Ejlli dhe Noizy

Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli arriti që brenda një periudhe të shkurtër të fitonte simpatinë e publikut.

Ndonëse karriera e tij muzikore daton shumë vite më parë, pjesëmarrja e Luizit në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania e ka kthyer në një ndër emrat më të komentuar.

Kur ka mbetur pak më shumë se një javë deri në finalen e BBVA, përkrahja për të nuk po mungon as prej emrave më të njohur të shoëbizit shqiptar, siç është reperi Noizy.

Reperi në disa raste deri më tani ka treguar mbështetjen e tij për shkodranin dhe këtë e ka bërë edhe në një postim të fundit në InstaStory.

Noizy ka postuar video të Luizit duke kërcyer me këngën e tij të re “Jena mbretër 2”, me të cilën video të Luizit u bën virale në TikTok.

Më tej në postimin e tij reperi nga Durrësi ka kërkuar fitoren e Luizit në këtë edicion të shtëpisë së famshme.

“O çapaçul me e ditë ti sa viral je bërë me këtë këngë, fitore”, ka shkruar Noizy sipër videos që ndau me fansat.

Image
Postimi i Noizyt

Në anën tjetër, edhe vetë Luizi në disa raste ka përmendur Noizy-n madje ai edhe i ka kërkuar një bashkëpunim pasi ai të dalë nga BBVA.

Mbetet të shihet nëse dyshja do të bashkohen për një projekt muzikor që do të ishte i pari i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat