Zhduket sërish llogaria e re e Luiz Ejllit në Instagram

Mediale Vip

Zhduket sërish llogaria e re e Luiz Ejllit në Instagram

Më: 17 maj 2023 Në ora: 09:04
Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me pothuajse secilin veprim që bën.

Dalja e tij me fitore nga BBVA e ka bërë atë një prej personazheve më të kërkuar dhe më të ndjekur edhe në rrjetet soicale.

Një zhurmë e madhe për llogarinë e tij të Istagramit ishte bërë gjatë kohës sa ai ishte brenda shtëpisë së famshme duke fituar mijëra ndjekës brenda një kohe të shkurtër.

Por, pas një ‘beteje’ se kush kishte më shumë të drejtë për të menaxhuar Instagramin e tij, adresa e vjetër u mbyll dhe një tjetër u hap një javë para përfundimit të BBVA.

Llogaria e re fillimisht u menaxhua nga partnerja e tij dhe ish-banorja, Kiara Tito për t’i kaluar më pas Luizit, i cili së fundmi tha se është i vetmi rrjetë social që ai ka të hapur.

Por, ditën e sotme (e mërkurë) edhe llogaria e Instagramit me emrin ‘Its Luiz Ejlli’ tashmë nuk figuron dhe një kërkim i thjeshtë lë të kuptohet se ajo është zhdukur.

Se çfarë ka ndodhur me këtë llogari dhe nëse do të mund të rikthehet sërish mbetet të shihet në ndonjë shpjegim zyrtar nga vet Luizi apo menaxhmenti i tij.

Ndryshe, Luizi tashmë ka nisur angazhimet me koncerte dhe mbrëmje muzikore fillimisht në Shqipëri, ndërsa fundjavë që lamë pas ishte i pranishëm edhe në Gjakovë me dy koncerte radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat